Sunday, 25. January 2026
Sport

Juventusi tregon forcën përballë Napolit

GS 25/01/2026 1 Min. Lesezeit

Juventusi siguroi një fitore të madhe kundër Napolit në ndeshjen e  shumëpritur të javës së 22-të të Serisë A. Bardhezinjtë fituan 3-0 në shtëpi, ku Thuram krijoi shansin e parë duke goditur shtyllën në minutën e 21-të. Një minutë më vonë, Jonathan David zhbllokoi sfidën me një asist të shkëlqyer nga Locatelli.

Napoli u përpoq të godiste në pjesën e dytë me më shumë bindje dhe zgjuarsi, duke përfituar nga një rënie e Juventusit. Megjithatë, ishte Zonja e Vjetër që goditi përsëri: Juan Jesus ia dhuroi topin në mënyrë sensacionale Mirettit (i cili sapo kishte hyrë në fushë), që dha asistin për Yildiz për ta bërë rezultatin 2-0 në minutën e 77-të. Conte më pas futi Lukakun, i cili bëri debutimin e tij të sezonit, por Kostic e vulosi rezultatin me një gol të tretë në minutën e 86-të.

Falë kësaj fitoreje të pastër, Juventus u ngjit në 42 pikë dheështë një pikë pas Napolit. Të kaltërit mbeten në 43 pikë, duke rënë nëntë pikë prapa liderëve të ligës, Interit.

Teilen: