Pasi të finalizohen transferimet e Soulé dhe Huijsen, Juventusi do të jetë i lirë të zgjedhë cilindo që të preferojë. Dhe prej disa kohësh emri i parë i shënuar në listë është ai i Teun Koopmeiners, por marrëveshja me Atalantën është e komplikuar. Luca Percassi, CEO i Atalantës, theksoi se fundmi se “shitja e Koopmeiners nuk është planifikuar”.
Ka shumë thashetheme rreth mesfushorit holandez dhe shumë ankth nga ana e tifozëve të Bergamos, dhe jo vetëm kaq. Sepse, në rast të humbjes së 26-vjeçarit të talentuar, atëherë do të ishte e nevojshme të gjendej një zëvendësues i përshtatshëm.
Në fakt, siç bën të ditur edicioni i sotëm i Tuttosport, Juventusi është i sigurt se do të ketë miratimin e Koopmeiners.
Në pritje për të bërë ofertën që do të lëkundë klubin zikaltër, “Zonja e Vjetër” ka edhe një plan B dhe është Maghnes Akliouche i Monakos, i ndjekur edhe nga Interi.
Ndërsa drejtuesit pragmatikë të Atalantës tashmë kanë ecur përpara me marrëveshjen e O’Riley nga Celtic, për të mos e gjetur veten të papërgatitur në rast të largimit të Koopmeiners.