Ne kemi qenë gjith monë një forcë pozitive për futbollin italian dhe duam të vazhdojmë të jemi të tillë”, deklaronte Xhon Elkan, kreu i “Exor”, kasaforta e familjes Anjeli dhe aksioner i shumicës absolute të Juventusit.
“Ka nga ata që mendojnë se problemi është Juventusi. Përkundrazi, Juventusi është pjesë e zgjidhjes – tha nipi i Xhani Anjelit në një intervistë për “La Stampa” me rastin e 100-vjetorit të familjes në fjalë në krye të klubit bardhezi – Askush nuk e mohon se Juventusi ka qenë historikisht shtylla kurrizore e futbollit italian, ata janë një pjesë integrale e tij. Juvja ka qenë baza e kombëtares axurre që ka fituar tituj botërorë.
Dhe në planin ekonomik, me operacionet e tregut, bardhezinjtë ka shpenzuar gjysmë miliardi euro vitet e fundit për të blerë lojtarë në Itali, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e buxheteve të Serisë A dhe ekipeve inferiore”. “Gazetta dello Sport” u ka bërë një analizë klubeve që kanë përfituar më shumë nga marrëveshjet me Juventusin për blerjen e lojtarëve.
FIORENTINA – Duke marrë si pikënisje kohën për të cilën flet Elkan (2010), Fiorentina është klubi, të cilit Juventusi i ka paguar më shumë para për nënshkrimet e lojtarëve të saj. Portali “Transfermarkt” i numëron blerjet e bëra nga Juventusi për llogari të Fiorentinës në 176.7 milionë euro. Duke renditur emër pas emri, gjithçka nis me afrimin më të fundit nga vjollcët te Juventusi, Dushan Vlahoviç, me serbin që u kushtoi 70 milionë euro financave të Juventusit në janar 2022 plus 10 në bonuse, si dhe 11.6 në tarifa ndihmëse, Federiko Kieza i kushtoi 10 milionë në huadhënie plus 10 në verën e bonusit, plus 40 në verë.
Klubi i dytë të cilit Juventusi i ka blerë lojtarë dhe ka shpenzuar më shumë nuk është italian, është Reali i Madridit. Për Kristiano Ronaldon në vitin 2018 dhe Alvaro Moratën në vitin 2014, bardhezinjtë kanë shpenzuar 120 milionë euro.
XHENOA – Menjëherë pas blerjeve të Ronaldos dhe Moratës nga Reali, Xhenoa vjen si klubi i dytë italian për të cilin Juventusi ka shpenzuar miliona të shumta. “Transfermarkt” llogarit se Juventusi i ka faturuar Xhenoas, jo pak, por 115 milionë euro. Romero u ble në vitin 2019 për 31.3 milionë euro mes pagesave fikse dhe përfitimeve të tjera. Më pas është Rovela, i cili u shit te Juventusi për 38 milionë euro, po aq 18 milionë nga pjesa fikse që erdhi pas blerjes së Portanovës (10 plus 5) dhe Petreli (8 plus 5).
Dhe më pas Sturaro, i marrë në 2014 për 5.5 milionë plus të njëjtën shumë në bonuse për të qëndruar një vit në Xhenoa. Përveç kësaj, është Perin që iu bashkua Juventusit në vitin 2018 për 12 milionë plus 3 bonuse, Mandragora i blerë në vitin 2016 për 12 milionë euro dhe Rinkon i afruar te Juventusi nga Xhenoa në vitin 2017 për 9 milionë euro.
NAPOLI – Ka qenë për shumë vite një rival i denjë për Juventusin sa i përket titullit në Serinë A. Por kjo nuk e ka penguar “zonjën” të bëhet një nga blerësit e mëdhenj duke çuar miliona në arkat e Napolit. Juventusi i ka paguar 105 milionë euro Napolit. këtu llogariten 90 milionë euro që Juventusi pagoi për klauzolën e Gonzalo Higuainit. Këtu shtohen dhe 15 milionë euro të tjera të paguara për Fabio Kualiarelën. S
humë lineare është edhe renditja e skuadrave të tjera në buxhetin e të cilave ka ndikuar Juventusi: Ajaksi me të cilin marrëveshja e vetme ishte De Ligt për 85.5 milionë euro dhe Barcelona për operacionin e famshëm për Artur për 82 milionë euro mes pagesave fikse dhe shpërblimeve. Operacioni i fundit diskutohet shumë më tepër, sepse – përtej performancës zhgënjyese të brazilianit në vitet në vijim krahasuar me kontratën me peshën e artë – erdhi në të njëjtën kohë me shitjen e Pjaniçit te katalanasit për 60 milionë plus 5 bonuse, që i kishte lejuar Juventusit të bënte një fitim kapital prej 41.8 milionë euro.
UDINEZE – Edhe blerjet e Juventusit nga Udineze që “Transfermarkt” i vlerëson në 80 milionë euro, meritojnë një analizë. Në vitin 2012 Juventusi dhe Udineze arritën një marrëveshje të dyfishtë për Islën me 18.8 milionë dhe Azamoah me 18 milionë të tjera. Më tej është Pereira që u transferua në vitin 2015 për 16.5 milionë euro. Më tej vjen Pepe në vitin 2010 për afro 10 milionë euro mes huazimit fillestar dhe blerjes së kartonit (një rrugë e ndjekur edhe nga Mota). Për të ardhur te blerja shumë e diskutueshme e Mondragorës: ai iu dha Udinezes në vitin 2018 për 20 milionë euro me të drejtën e riblerjes për 26 milionë. Por në vitin 2020 Juventusi e bleu Mondragorën për afro 17 milionë euro, ku në mes ishte një plus valencë prej 13 milionë eurosh që i çoi bardhezinjtë dyerve të gjykatës.
ATALANTA – Një tjetër aks i privilegjuar ishte ai mes Juventusit dhe Atalantës, e llogaritur rreth 80 milionë euro, përgjatë së cilës marrëveshja më e rëndësishme ishte blerja e Dejan Kulusevskit në janar 2020 për 44 milionë euro mes vlerës fikse dhe bonuseve. Më pas ishte marrëveshja e vitit 2017 për Kaldarën me 19 milionë, ajo për Gabiadinin me 11 milionë euro në vitin 2012, përveç Padoin (5 milionë) dhe Peluzo (4.8 milionë euro).
SASUOLO – Në kufijtë e 80 milionë eurove dhe marrëveshjet e mbyllura mes Juventusit dhe Sasuolos. Transferimi më i rëndësishëm sa i përket anës financiare ishte ai i Manuel Lokatelit në verën e vitit 2021, për të cilin Juventusi ra dakord t’i paguante rreth 37 milionë euro klubit emilian. Para tij ishte transferimi i Demiralit për 18 milionë euro, po aq sa dhe Zaza dy vite para tij. Mes marrëveshjeve të vogla, përveç Marrones në vitin 2015 (5 milionë) është kurioze të gjesh edhe 4.5 milionë në vitin 2013, për bashkëpronësinë e Domeniko Berardit.
ROMA – Në dhjetëshen e klubeve që kanë marrë më shumë para nga Juventusi në periudhën në shqyrtim, klubi i shtatë italian është Roma me gati 70 milionë euro të arkëtuara. Një shifër që rezulton nga shitja e Miralem Pjaniç për 32 milionë euro në vitin 2016, Mirko Vuçiniç për 15 milionë euro në vitin 2011 dhe Luka Pelegrini për 22 milionë euro në vitin 2019, me këtë të fundit që ishte ndër transaksionet e shumta që përfunduan në qendër të vëmendjes dhe në lupën e gjykatësve.
Ndër klubet e tjera me mbi 40 milionë euro transferta nga Juventusi janë edhe Torino (41 milionë euro për Bremer plus 15 për Ogbonën), Milani (35 milionë euro për Bonuçin, 12 për De Shiljon dhe 4.5 milionë euro për Storarin) dhe Palermo (41 milionë euro për Debalën).
Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL