• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juvja në emergjencë, gara për zonën Champions bëhet edhe më e komplikuar

13/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një sezon të mbushur me pengesa, dëmtime dhe mungesa të njëpasnjëshme, Juventusi po përgatitet të përballet me dy finalet vendimtare të kampionatit, ku do të luajë shanset e fundit për një vend në Ligën e Kampioneve.

juventus

Edhe pse situata është dramatike, në Torino kjo nuk është më një risi, emergjenca është kthyer në përditshmëri. Ndeshja e fundit kundër Lacios në “Olimpico” nuk solli vetëm një tjetër rezultat negativ për bardhezinjtë, por thelloi krizën sportive dhe e bëri edhe më të ndërlikuar detyrën e trajnerit Igor Tudor. Tashmë, tek Udineze, në një tjetër përballje vendimtare, trajneri kroat duhet të improvizojë një formacion me pjesë të pakta dhe me shumë pikëpyetje mbi disponueshmërinë e disa titullarëve.

MBROJTJA- Tre mungesa të rëndësishme për shkak të pezullimeve, Kalulu, Savona dhe Turam, nuk do të zëvendësohen me kthime të sigurta. Mbrojtja mbetet reparti më i goditur dhe më shqetësues në këtë fundsezoni. Federiko Gati, që mezi mundi të zbresë në fushë në fundjavë, nuk është në formë të plotë dhe stafi mjekësor është i rezervuar për aktivizimin e tij si titullar. Ai mund të jetë i gatshëm vetëm pjesërisht. Në këtë skenar të turbullt, shpresat janë për një rikuperim të shpejtë të Kelit dhe Kambiazos, dy emra të mbetur në dispozicion për të ndihmuar Veigën në prapavijë. Nëse as këta nuk do të jenë gati, Tudor do të detyrohet të eksperimentoje me pozicionimin e Lokatelit në një rol më të thellë mbrojtës.

MESFUSHA DHE SULMI- Në mesfushë, situata nuk është më e mirë. Nuk ka ende një datë të saktë për rikthimin e Kopmeiners, një tjetër element kyç në ndërtimin e lojës. Në sulm, një fije shprese vjen nga rikthimi i Dushan Vlahoviçit. I aktivizuar në fundin kaotik të ndeshjes kundër Lacios, sulmuesi serb është në rrugën e duhur për të qenë gati që nga minuta e parë në sfidën e radhës. Prezenca e tij është jetike në një skuadër që ka vuajtur për të konkretizuar aksionet. Po ashtu, pritet me shumë interes rikthimi i talentit turk Kenan Jildiz, i cili ka përfunduar pezullimin me dy ndeshje dhe ka një detyrë për t’u rikuperuar jo vetëm fizikisht, por edhe moralisht, pas gafës së bërë ndaj Monzës që e la ekipin në vështirësi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Beteja e katërt në Mitrovicë, Trepça apo Bashkimi?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.