Bepe Marota është padyshim një nga drejtuesit më të njohur të futbollit italian në dy dekadat e fundit. Ai bëri emër në klube të ndryshme para se të zbarkonte te Juventusi e më pas te Interi, duke ndërtuar një cikël të jashtëzakonshëm te bardhezinjtë e më pas duke nisur një rrugëtim që shpreson të jetë i ngjashëm te zikaltrit.
Gjatë këtyre viteve, ai kë bërë transferime nga më të bujshmit dhe duke folur për “Cronache di Spogliatoio”, ka komentuar disa prej tyre, duke nisur nga ai i Kristiano Ronaldos.
“Ka qenë dhe është ende një lojtar i aftë, por mbi të gjitha një kampion i madh. Di t’i transmetojë një besim shumë të fortë shokëve të skuadrës. Ai ishte lideri i ekipit dhe tërhiqte me vete edhe të tjerët, ishte e lodhshme, por nuk më ka bërë asnjëherë të inatosem”, tha administratori aktual i Interit.
Ndërkaq, ai komentoi edhe ato blerje që i pëlqenin më shumë, ku merrte lojtarët pak të kuotuar, duke i kthyer në kampionë. “Janë shumë, një shembull është një lojtar që kemi ne sot, Marteo Darmian. Ai është një djalosh të cilin unë dhe Auzilio e morëm për pak para dhe sot vlen shumë më tepër se sa e paguam. Është në nga ata që vlerësoj më shumë për seriozitetin, aftësitë dhe vlerat. Dalëngadalë ka treguar vlerat e tij edhe pse gazetat e televizionet nuk i kanë dhënë shumë hapësira”, shpjegoi Marota, i cili pranoi se blerja më e vështirë kishte qenë ajo e Pogba te Juventusi.
“Ishte pak më i madh se ju kur e morëm dhe ishte një marrëveshje e komplikuar. Nuk kishte rinovuar me Junajtid dhe kishte shumë skuadra që e dëshironin. Ishte e vështirë të nëgocioje blerjen e tij në ato kushte, ishte e vështirë”, tregoi drejtuesi sportiv italian.
PANORAMASPORT.AL