Thursday, 28. May 2026
Sport

Ka dalë nga akademia e Bayern Munih por shkon tani te skuadra shqiptare

GS 04/02/2025 1 Min. Lesezeit

Laçi ka arritur të bëjë afrimin e bujshëm në këtë merkato. Meritan Shabani do të jetë lojtari më i ri i kurbinasve, i cili do të nis një aventurë të re në Superiore.

25-vjeçari kalon te Laçi si lojtar i lirë, pasi vetëm pak ditë më parë mbylli aventurën e tij te HNK Gorica.

Skuadsra e udhëhequr nga Francesco Moriero ka fituar garën me ekipet e tjera të Superiores, me Shabanin që kërkohej nga Partizani, Dinamo dhe Egnatia, me zyrtarizimin që pritet të ndodhë shumë shpejt.

Mëesfushori është rritur në akademinë e Bayern Munich, ndërsa ka mbajtur veshur fanellën e grupmoshave të skuadrës gjermane. Gjithashtu në karrierën e tij ka luajtur për ekiin e Ëolves së U-21, VV-Venlo, Grasshoppers dhe së fundmi Gorica.

Teilen: