• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ka ende shpresa mbijetese për Tiranën, rivalët e “mbajnë” në lojë

15/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana po zhvillon një nga sezonet më të errët të historisë së saj, me rezultate zhgënjyese dhe vendin e fundit në renditje, me vetëm 8 pikë në 16 ndeshje. Shanset e mbijetesës janë minimale, por asgjë nuk ka përfunduar.

Fati i Tiranës është se edhe rivalët e saj direkt kanë pasur një ecuri negative këto javë të fundit. Edhe pse bardheblutë kanë regjistruar rezultate negative, kanë mbetur gati në të njëjtat pozita në raport me rivalët. Pesë pikë larg është Flamurtari i vendit të parafundit dhe 7 pikë Bylisi e vendit të 7-të, kur nuk ka përfunduar ende gjysma e parë e kampionatit. Edhe Vora, që vjen nga një seri rezultatesh negative, është 8 pikë larg. Nga të tre këta rivalë të Tiranës, vetëm Flamurtari ka një fitore në 5 javët e fundit të kampionatit.

Diferenca të rikuperueshme, nëse marrim në konsideratë faktin se janë për t’u zhvilluar edhe shumë ndeshje. Megjithatë, gjithçka varet nga ekipi që kryeqytetasit do të kenë për 2026-ën. Klubi bardheblu ka nisur një revolucion, siç u pa edhe në protokollin e ndeshjes me Teutën, ku skuadra dha një sinjal pozitiv me barazimin 1-1.

Largimet janë të pashmangshme, por merkatoja e dimrit nuk ofron shumë alternativa cilësore dhe për Tiranën do të jetë shumë e vështirë. Nëse godet në shenjë me ndonjë element me kualitet, ndoshta shpresat e mbijetesës do të shtohen pak.

Next Post

Armend Thaqi “Ylli I Javës”i xhiros së 17-të në Albi Mall Superligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.