Pas deklaratave të dashurisë për fanellën e Interit nga ceremonia e “Topit të Artë” kapiteni i zikaltërve, Lautaro Martinez, së shpejti mund të kalojë te faktet. Sipas “Gazzetta dello Sport” bisedimet që kanë nisur prej kohësh siç janë shprehur të dyja palët kanë tashmë një afat për përfundimin.
Akordi pritet të mbyllet deri në fund të këtij viti me Auzilion dhe Marotën që janë në kontakt të ngushtë me stafin e argjentinasit, të cilët kanë shprehur gjithë gatishmërinë e tyre për ta finalizuar marrëveshjen.
Kontrata aktuale e kapitenit skadon në 2026-ën dhe përpjekjet janë për ta dërguar deri në 2028-ën me një rrogë prej 7.5 milionë eurosh nga 6 milionët aktualë.
PANORAMASPORT.AL