• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ka gjykuar në Tiranë, UEFA cakton arbitrin portugez për ndeshjen Shqipëri-Ukrainë

17/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA ka caktuar trupën e arbitrave që do të vendosë drejtësi më 19 nëntor në Tiranë, kur Shqipëria të përballet me Ukrainën. Bëhet fjalë për arbitra portugezë, që kryesohen nga Xhoao Pinjeiro.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur, pasi gjashtë vite më parë, pikërisht në tetorin e vitit 2018 vendoste drejtësi te ndeshja e Kombëtares U-21 në Tiranë. Shpresat humbisnin me rezultatin 0 me 1 kundër Spanjës U-21 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Asistentët e 36-vjeçarit për të martën do të jenë Bruno Hezus dhe Luçiano Maila. Ndërkohë si arbitër i katërt është vendosur Xhoao Gonçaivesh.

Një sfidë vendimtare ajo mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërsa paralelisht për grupin B1 në Ligën e Kombeve do të jetë duke u luajtur Çeki-Gjeorgji. Të dyja këto sfida që nisin në orën 20:45.

Next Post

Shqipëria barazon me Çekinë, gjithçka vendoset të martën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.