Ka lindur në Tivoli më 23 janarin e vitit 2002, Nikola Zalevski është rritur në skuadrën e të rinjve të Romës dhe pastaj me verdhekuqtë debutoi në Serinë A në sezonin 2020- 2021.Një vit më vonë fitoi Conference Leaguen. Me kuqeblutë ka koleksionuar në total 123 ndeshje duke shënuar edhe 2 gola. Aventurën me Interin e nisi shumë mirë duke dhënë një asist në minutën e 93-të në derbi dhe De Vraj arriti që ta shënonte gol për të barazuar gjithçka.
PASIONI- Sigurisht që pasionin për futbollin e ka të transmetuar nga familja e tij. Me të atin ka nisur që të shohë ndeshjet e futbollit në televizor dhe aty i lindi dëshira që një ditë mund të ishte edhe ai lojtar. Pikërisht me të rinjtë e Romës kuptoi që mund t’ia dilte dhe vazhdoi të punonte pafund për të realizuar ëndrrën.
IDHUJT- Sigurisht që epokën në të cilën ai është rritur e kanë shënjuar dy ikonat e futbollit si Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Zalevski ka zgjedhur si idhullin e tij portugezin, të cilin ka dashur që ta kopjojë në çdo hap të karrierës dhe ta ndjekë si një shembull të mirë. Mes lojtarëve të rëndësishëm që kanë veshur fanellën zikaltër, ai që e ka emocionuar më shumë është Uesli Shnajder. Polaku i zikaltërve është dashuruar me teknikën dhe kapacitetin e realizueshmërisë së holandezit.
TATUAZHET– Nikola ka shumë tatuazhe, mes tyre disa për familjen. Në kofshë njërin ia ka dedikuar babait, për të cilin është shumë krenar dhe e konsideron si një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës.
NDESHJET- Një prej sfidave që nuk do ta harrojë kurrë është ajo mes Leisterit dhe Romës, gjysmëfinale e Konferencë Leagues në vitin 2022 që më pas solli triumfin në finalen e Tiranës. Zalevski ishte vendimtar me asistin e dhënë për Pelegrinin.
DERBI- Mesfushori polak u transferua tek Interi të shtunën më 1 shkurt dhe vetëm të dielën paradite kreu një stërvitje. Inzagi e zbriti në fushë në fundin e sfidës në vendin e Dimarkos dhe ai bëri mirë. Krosimi për Dumfrisin solli një shtyllë dhe një tjetër për De Vrajin solli golin.
PANORAMASPORT.AL