Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, po bën një punë shumë të mirë si trajner në Superligën turke.
54-vjeçari mori në fillim të sezonit drejtimin e Amedspor, skuadër që debuton këtë sezon në elitën e futbollit turk, dhe tashmë pas 6 javësh kampionat, kryeson renditjen me 13 pikë, duke lënë pas gjigantët e Stambollit dhe skuadra të tjera të njohura t Turqisë.
Ish-trajneri i Anderlechtit po shijon frytet e punës së tij dhe po bën të ëndërrojë një klub të vogël, që për herë të parë në histori luan në Superligë.
Teilen: