• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ka lënë shumë rrëmujë pas” – Asistenti i Fodas e zbulon pse nuk po ftohet Donis Avdijaj: Donim ta ftonim, por FFK i ka dhënë fund kësaj

15/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Asistenti i trajnerit Franco Foda, Robert Ibertsberger, në një intervistë për “sportbusinessmagazin”, ka komentuar përsëri rreth sulmuesit Donis Avdijaj dhe mundësisë për rikthimin e tij te Kombëtarja e Kosovës.

Ai bëri të ditur se Avdijaj është marrë parasysh nga stafi teknik si opsion, por Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur të mos e lejojë një thirrje të re, për shkak të problemeve të së kaluarës. Ibertsberger theksoi se pikërisht mungesa e disiplinës ka qenë arsyeja kryesore që ka ndikuar në mbylljen e mundësive për lojtarin, transmeton lajmi.net.

Duke folur për situatën e tij, Ibertsberger u shpreh: “Kjo është një histori tjetër. Ai është i mirë dhe do të ishte një opsion në parim, por për fat të keq, ka lënë shumë rrëmujë pas. Ai ka luajtur gjashtë ndeshje për ekipin kombëtar, por gjatë kësaj periudhe i mungonte disiplina. Ai ia ka mbyllur derën vetes. Ne donim ta ftonim, por federata i ka dhënë fund kësaj”.

Futbollisti 29-vjeçar po vazhdon karrierën e tij në Austri, ku mbron ngjyrat e Wolfsberger AC./lajmi.net/

Next Post

Kryeministri Rama uron Lara Colturi për suksesin në Botërorin e Skive në Finlandë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.