Tuesday, 24. March 2026
Futboll

Ka luajtur në 46 ndeshje këtë sezon dhe është solid, Manchester United i “fiksuar” pas mesfushorit italian

GS 13/03/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori italian Sandro Tonali, që luan në Premier League me Newcastle, është në listën e lojtarëve që Manchester United po monitoron, si një nga objektivat e mundshëm në merkaton e verës.

Sipas “The Sun”, italiani konsiderohet si përforcimi ideal për mesfushën e “djajve të kuq” edhe pse ai nuk është i vetmi në atë liste. Tonali, 25 vjeç, i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën e tij aktuale me Newcastle.

Italiani ka luajtur të gjitha, përveç në dy raste, nga 48 ndeshjet e Newcastle në të gjitha garat këtë sezon, duke kontribuar me tre gola dhe shtatë asist. Një paraqitje solide e tij pas një sezoni të parë me luhatje.

Teilen: