Thursday, 5. March 2026
Futboll

Ka operuar 11 lojtarë të Real Madridit, eksperti i mjekësisë tregon nëse Mbappe rrezikon pjesën e mbetur të sezonit dhe Botërorin

GS 05/03/2026 2 Min. Lesezeit

Kylian Mbappe nuk i ka pasur aspak mirë punët me dëmtimet këtë sezon, e sidomos me kofshën e këmbës së majtë. Për dëmtimin e fundit të Mbappe, është përfolur shumë këto ditë se francezi mund të mungojë më gjatë nga sa mendohej si dhe rrezikon Kupën e Botës.

Për të qetësuar tifozët e Real Madridit dhe ata të Francës, ka menduar eksperti i mjekësisë sportive, Dr. Pedro Luis Ripoll, i cili ka operuar në klinikën e tij 11 lojtarë madrilenë.

“Për të filluar, dua të sqaroj dy gjëra. Së pari, dëmtimi nuk është serioz: është një dëmtim ligamentoz në cepin posterolateral të gjurit, duke përfshirë ligamentin kolateral lateral, ligamentin kryqëzor posterior… Nuk është një dëmtim serioz. Së dyti, trajtimi i ofruar nga mjekët e Real Madridit është i patëmetë; sipas mendimit tim, ata bënë një punë fantastike”, tha DR. Ripoll në një intervistë për Ripoll.

Ende nuk dihet saktësisht se kur Mbappe do të jetë në dispozicion të Real Madrid, por dëmtimi nuk është aq serioz sa u përfol dhe francezi do të jetë në urdhërat e Alvaro Arbeloa për pjesën finale të sezonit.

Teilen: