Interi pret sonte në orën 20:45 Frozinonen në kuadër të javës së 12 në Serie A, ku padyshim zikaltërit do të kërkojnë rrëmbimin e vendit të parë, që përkohësisht ua ka marrë Juventusi, i cili fitoi mbrëmë në shifrat 2-1 ndaj Kaljarit. Për momentin Juve kryeson me 29 pikë dhe pas tyre vjen Interi me 28 pikë dhe një ndeshje më pak që do ta luaj sonte ndaj Frozinones.
Por edhe kundërshtari vjen në formë të mirë, pasi Frozinone në javën e fundit mori një fitore alla-shqiptare, ku golat e suskesit ndaj Empolit i shënuan Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç.
Gjithsesi,lupa në këtë takim është te portieri i Frozinones, pasi ky takim është special për “gardianin” Stefano Turati.
Ggjithçka ka të bëjë me të shkuarën e 22-vjeçarit, pasi portieri Turati njihet si një tifoz “i thekur” i Interit. Madje më 24 maj të këtij viti, në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës, portieri i Frozinones e ka ndjekur finalen nga sektori i ultrasve zikaltër.
Sonte Stefano Turati ka për detyrë që të mbrojë portën dhe të mos pësojë gol nga Interi, por mbetet për të parë se kush do të triumfojë në fund. Sportivisht 22-vjeçari sonte duhet të mposhtë zemrën dhe të triumfojë si profesionist.
🔜 Mañana será un partido especial para Stefano Turati, arquero de Frosinone. Es fanático del Inter y estuvo presente en la pasada final de Coppa Italia. 🎯🇮🇹
🗣️ “Soy hincha del Inter, mi sueño es ser capitán del primer equipo”, declaró. pic.twitter.com/FBSMxEdXNc
— SSantiago (@FCIM_SS) November 11, 2023
;
PANORAMASPORT.AL