Një dopietë e francezit Kilië Mbape në gjashtë minuta, në dy goditje të Real Madridit kur po humbiste 1-0 përballë Viljarealit në stadiumin “La Ceramica”, i dha tri pikët ekipit të Ançelotit në një sfidë plot polemika, për shkak të kohës së shkurtër të pushimit.Megjithatë, pavarësisht kohës së shkurtër të pushimit, Reali arrin të fitojë dhe e bën këtë me ritmin e Kilië Mbape. Francezi tregoi superioritetin dhe statusin e tij si ylli i Madridit. Dy gola në dy gjuajtje. Në gjashtë minuta. Përsosmërisht dhe me qetësi përfundoi dy aksione të Real Madridit. Një dopietë që e bën edhe më të ngushtë luftën për të qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit. Një garë që po ndahet mes tij dhe Robert Levandovskit, me polakun që për momentin është në avantazh. Për më tepër, dy golat e tij e bëjnë atë të kalojë më shumë lojtarë legjendarë të Real Madridit në sezonet e tyre të para me ekipin e bardhë.
Me dopietën e fundit, sipas “BeSower Pro”, “ranë” 29 golat e Davor Shuker (43 ndeshje) dhe Hugo Sançez (49 ndeshje) dhe 30 golat e Ronaldo Fenomenit (në 40 ndeshje). Mbape ka tashmë 31 gola të shënuar në 44 ndeshje të luajtura, vetëm pas Van Nistelroit (33 gola në 47 ndeshje), Kristiano Ronaldos (33 në 35 ndeshje) dhe rekordmenit Ivan Zamorano (37 gola në 45 ndehje). Dopieta e francezit përpara një pushimi të Kombëtareve, ku pas mungesës në sfidat e fundit të Francës, tashmë është gati të kthehet për të udhëhequr “Gjelat”. Pavarësisht fillimit të vështirë, tashmë Mbape është udhëheqësi i Real Madridit.
PANORAMASPORT.AL