Monday, 25. May 2026
Sport

Ka shpenzuar para kot për mesfushën, Juventusi bën gati spastrimet. “Basti” i radhës është Tonali

GS 22/02/2025 1 Min. Lesezeit

Juventusi do të pësojë një tjetër revolucion në verë. Por këtë herë jo duke larguar lojtarë që kanë shumë vite në klub.

tonali

Drejtuesit kanë mbetur të zhgënjyer nga investimet e rëndësishme ekonomike që bënë për Teun Kopmainers dhe Douglas Luiz, të cilët janë paraqitur shumë poshtë rendimentit për të cilin ishin afruar nga bardhezinjtë. Kësisoj, njëri nga ata, ose edhe të dy, mund të largohen gjatë verës, ku do të rindërtohet nga e para mesfusha.

Me paratë e shitjes së tyre, Juventusi do të tentojë të kthejë në Itali Sandro Tonali. Ish-mesfushori i Milanit është dëshira e madhe e Xhuntolit për mesfushën dhe do të provojë të blejë kartonin e tij nga Njukasëlli për ta vënë nën urdhrat e Tiago Motës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: