Thursday, 12. February 2026
Formula 1

Kaçandolli e Kalenderi të gatshëm për garën në Limanowa të Polonisë

GS 27/07/2024 1 Min. Lesezeit

Liridon Kalenderi dhe Valdet Kaçandolli do të jenë konkurentë seriozë në garën më serioze të sezonit.

Kalenderi ka mbërritur në Poloni prej disa ditësh, ku edhe e ka ekipin mbështetës të automekanikëve, për të dhënë maksimumin.

Po bëhen testimet e fundit dhe “monstra”Mitsubishi me mbi 1000hp, pritet “të shkrijë” asfaltin polak.

Ndërkaq, së fundmi ka mbërritur edhe garuesi Valdet Kaçandolli me veturën e tij Suzuki Swift. Me disa avari të vogla në ndërruesin e shpejtësive, sërish pretendimet janë për t’u ranguar sa më lart.

Gjithsesi, të dy garuesit nuk do ta kenë të lehtë për faktin se në grupin e Kalenderit, janë 9 garues prej të cilëve 6 janë me vetura të përafërta me specifikat e veturës së Kalenderit.

Gjithashtu, në Grupin e 3-të ku garon Kaçandolli, janë 11 garues, çka e bën edhe më sfiduese këtë garë.

Kujtojmë se gara në Limanowa në Poloni, është pjesë e kalendarit të sezonit 2024 për Kampionatin e Europian në Hill Climb(European Hill Climb Championship).

Teilen: