Ish-kampioni i dyfishtë i botës me Brazilin, Kafu, ka folur për gazetën spanjolle “Marca”, duke u ndalur në mjaft tema. Ai ka lëshuar deklaratën e fortë se ylli i Barcelonës, Rafinja e meriton “Topin e Artë”.
Por në intervistën e tij, Kafu ka folur edhe për Realin e Madridit dhe për Karlo Ançelotin, me të cilin ka punuar te Milani dhe që qarkullon si emri më i kuotuar për të marrë drejtimin e Brazilit, nëse do të largohet nga Madridi në verë.
“Kam pasur mundësinë dhe fatin të punoj me Ançelotin te Milani për pesë vjet, kështu që e di shumë mirë se çfarë është në gjendje të bëjë ai në fanellën e kombëtares braziliane. Sigurisht, çdokush do të donte ta shihte atë në ekipin kombëtar.
Do të ishte mirë të shohim Ançelotin, kështu që do të ishte mirë të shohim ekipin kombëtar të Brazilit. Shpresoj që drejtuesit e federatës braziliane të vendosin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Kafu. Ai analizoi gjithashtu situatën e Realit. “Reali është gjithmonë një ekip i frikshëm, një ekip që imponon. U eliminua nga Liga e Kampioneve, por është ende një Real Madrid i frikshëm dhe që mund të fitojë trofe të tjerë në këtë sezon”, deklaroi Kafu.
PANORAMASPORT.AL