Bayern Munich ‘lëshoi nga duart’ titullin pas humbjes 3:1 nga Leipzigu.
”Bavarezët’ u mposhtën në xhiron e parafundit në Bundesliga.
Fitorja nesër e Borussia Dortmund, do bënte ata lider të ligës gjermane, me dy pikë më shumë.
Shefi ekzekutiv, Oliver Kahn u shpreh i zhgënjyer me humbjen e tyre sot.
“Ndodhi shumë shpesh këtë sezon. Ndjehet sikur gjithçka po shkatërrohet.
Kishte një ndjenjë se nuk mund të bënim asgjë.
Situata nuk është më në duart tona. Ndjenjë e hidhur. Jemi thellësisht të zhgënjyer që humbëm mundësinë”, tha ai.
Mbetet të shihet nëse Bayerni do ketë fat, apo këtë vit Bundesliga do ketë një kampion të ri./Lajmi.net/