Fundi i ndeshjes mes Anglisë dhe Sllovakisë u pasua nga skena të turpshme.
Komisari teknik i Sllovakisë u afrua pranë arbitrave për t’iu komunikuar diçka ndërsa Deklan Rajs u afrua duke e ofenduar: “Mbylle gojën, mos flit fare, qeros m…”.
Kaq ka mjaftuar që Françesko Kalcona të shtyjë tutje mesfushorin e Anglisë, i cili më pas u tërhoq nga shokët e tij të skuadrës.
Në konferencën për shtyp Kalcona shpjegoi situatën duke thënë se mesfushori i Arsenal i kishte kërkuar ndjesë ndërsa shtoi se nuk ishte dakord me vonesat e lojës nga ana e Anglisë. “Rajs duhej që të largohej nga arbitrat, por ai nuk lëvizi dhe nuk më dha mundësinë që të flisja vetë me ata. Por në fund gjithçka u mbyll aty pasi kërkoi ndjesë. Mua nuk më pëlqeu mënyra si Anglia humbte kohë në fushë dhe kjo sjlleje e tyre nuk u ndëshkua nga arbitri”, sqaroi Kalcona.