Thursday, 12. February 2026
Formula 1

Kalenderi, Bytyqi, Rysha e Gjura në garat evropiane në këtë fundjavë

GS 28/05/2025 1 Min. Lesezeit

Fundjavë e gjatë dhe plot emocion do të jetë kjo e fundit të majit për garuesit nga Kosova.

Liridon Kalenderi, Kushtrim Bytyqi e Arjeta Rysha do të përballen me më të mirët e Kampionatit Evropian të garave malore, Hill Climb, në Sternberk të Çekisë.

Ndërkohë, Brunilda Gjura do të garojë në Kampionatin e Evropës Qendrore në disiplinën auto sllallom në Poprad të Sllovakisë.

Bazuar në rezultatet e garave të kaluara, garuesit nga Kosova do të jenë konkurrentë seriozë në kategoritë e tyre dhe në plasmanet e përgjithshme.

Teilen: