• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kaloi edhe Kristiano Ronaldon! Shifrat e Bellingam me Realin e bëjnë… sulmues race

07/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhud Bellingam ka qene protagonisti absolut i fitores 4-0 të Real Madrid ndaj Osasunës me dy golat e shënuar. Dy rrjeta të tundura që konfirmojnë talentin e mesfushorit t anglez dhe bëjnë në fakt të lindë pyetja nëse Ançeloti duhet ta pozicionojë atë më pranë portës.

bellingam

Kjo, pasi shifrat e tij janë ato të sulmuesve të racës, pasi pakkush në 10 ndeshjet e para me Real Madrid ka arritur si ai të shënojë 10 gola e të japë 3 asiste. Për të dhënë një shembull, Kristiano Ronaldo shënoi 10 gola e dha një asist kur luajti 10 ndeshjet e para me “los blancos”.

Tetë nga këto gola janë shënuar në La Liga dhe për të parë më mirë se ku renditet futbollisti anglez, i cili duhet kujtuar gjthmonë se është një mesfushor, mjafton të shohësh listën në vijim:

Kubala (Barcelona), Sokrates (Valencia), Di Stefano (Real Madrid), Uillkis (Valencia), Pushkash (Real Madrid), Krujf (Barcelona), Romário (Barcelona), Ronaldo (Barcelona), Vieri (Atletiko Madrid) dhe Levandovski (Barcelona).

Këta janë 10 lojtarët e fundit që kanë shënuar 8 apo më shumë gola në 8 javët e para të La Liga. Dhe sot, Bellingam i është shtuar kësaj liste.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mungesë e madhe, Theo Hernandez “braktis” skuadrën në sfidën ndaj Juventus

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.