• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kaloi periudhë të vështirë, rrëfimi i Moratës: Po të mos ishin shokët do ta kisha lënë kombëtaren

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Triumfi i skuadrës spanjolle të futbollit për meshkuj në “Euro 2024” ka tashmë filmin e tij. “Një ekip i quajtur Spanja. Rruga drejt të katërtës” titullohet dokumentari që u shfaq premierë në “Prime Video” të premten, më 29 nëntor në më shumë se 200 vende.

-alvaro-morata-milan-2024-2025-1724136905-145638

Me këtë rast, gazeta spanjolle “Marca”, së bashku me Federatën Spanjolle të Futbollit, ka pasur akses ekskluziv në një nga klipet nga dokumentari, që zbulon se si kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, e përjetoi “Euro 2024”-ën nga brenda, kritikat që mori dhe mbështetjen e pakushtëzuar të shokëve të tij të skuadrës.

“Pa ta, ai do të ishte larguar nga skuadra spanjolle”. Videoja fillon me kapitenin Morata, duke lexuar kritikat që mori gjatë turneut dhe se si u përpoq të qëndronte sa më larg tyre, ndërsa shokët e skuadrës që i kanë qëndruar në çdo moment pranë.

“Më i miri nga kapitenët, në të ardhmen do të kuptojmë se çfarë ka përfaqësuar për futbollin spanjoll “, tha Luis de la Fuente për Alvaron. Ndërkohë, që vetë kapiteni ka folur me zemër të hapur për ndodhitë te kampionët e Europës. Në pjesën e fundit shihet një Morata i emocionuar, i cili flet për shokët e skuadrës, mbështetjen që i kanë dhënë gjatë Eurokupës dhe sa të rëndësishme kanë qenë për kapitenin që të mos largohej nga skuadra spanjolle.

“Nëse në fund ishte një festë e madhe me titullin në Berlin, në të vërtetë rrugëtimi drejt suksesit ka qenë plot peripeci për mua – është shprehur Morata – Kam marrë kritika të panumërta, të gjithfarë lloji. Fati im i madh kanë qenë shokët e ekipit. Po të mos kishin qenë ata, do të isha tërhequr nga kombëtarja”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bytyqi e Dellova në ekipin ideal të javës në Bullgari

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.