• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kalulu rrëfen “kulmet” e karrierës

04/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pierre Kalulu, mbrojtësi i Juventusit, ka folur në podcastin “Small Talk”, ku është ndalur edhe te kalimi i tij nga Lyon te Milani, por mbi të gjitha te ndeshja e Champions League kundër Manchester City, ku pati për detyrë të markonte Erling Haaland.

Nga Lyon B te Milani: “Tani që e përmend, duket si një gjë shumë e madhe.

Në atë moment thjesht mendoja se ku mund të luaja dhe të përmirësohesha më shumë, ndaj përgjigjja ishte: Milani. Nuk ishte një zgjedhje e lehtë.

Në fakt ishte vendim i vështirë sepse, si lojtar, isha gjithmonë në qendër të vëmendjes. Në disa situata, sidomos kur je i ri, nuk vendos vetë. Është klubi që vendos nëse do të qëndrosh apo do të largohesh.

Deri në atë moment nuk kisha marrë kurrë vendime të rëndësishme.

Për herë të parë pata disa mundësi përpara dhe duhej të zgjidhja. Po të zgjidhje një rrugë, nuk mund të ktheheshe më pas.

Ishte një zgjedhje përfundimtare, u bë serioze. Ishte një hap i vështirë, por jam i lumtur që e bëra. Dalja nga zona ime e rehatisë më ndihmoi të rritesha”.

Përballja me Haaland dhe Manchester City: “Të markoja Haaland?

Po, ishte e vështirë…, por në atë ndeshje Manchester City dukej sikur nuk kishte shumë dëshirë. Ishte një sukses fantastik, që na dha shumë besim.

Skuadra ishte e fortë dhe e bashkuar. Gjëja më e bukur në futboll është kur ndjen se mund të mbështetesh te shokët e skuadrës, të dish se e ndihmoni njëri-tjetrin”.

Next Post

Koment nga Arrigo Saki për derbin: Interi ka kualitet, por Milani tregoi se mund ta sfidojë hapur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.