Saturday, 28. February 2026
Sport

“Kam folur me Messin”, Xavi tregon se ylli argjentinas është prioriteti kryesor i Barcelonës

GS 03/06/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Barcelonës është duke punuar për afatin e transferimeve dhe mund të ketë shumë befasi në ekipin katalunas në sezonin e ri.

Flitet për një rikthim të Lionel Messit në klubin e Barcelonës dhe kjo mund të ndodh shumë shpejt, shkruan Lajmi.net

  

Këtë e konfirmon edhe trajneri i kampionit të këtij sezoni në La Liga, Xavi. I cili thotë se prioriteti kryesor i klubit është Lionel Messi, që tashmë e ka konfirmuar edhe largimin nga PSG-ja.

“Kam folur me Lionel Messin. Është e çartë që prioriteti ynë është kthimi i tij. E kam thënë tashmë se gjithçka varet nga ai”, u shpreh Xavi

Kujtojmë që Lionel Messi ka oferta edhe nga klubet e Ligës Profesionale nga Arabia Saudite./Lajmi.net/

  


Teilen: