Zurich – Basel ndahen (0:0) në derbin e madh të javës së 19-të të elitës së futbollit zviceran.
Ndeshje u zhvillua në stadiumin “Letzigrund” para 20.491 shikuesve.
Lindrit Kamberi e Bledian Krasniqi u paraqitën nga minuta e parë për Zurich-un dhe Leon Avdullahu e Benjamin Kololli titullarë për Baselin.
Kololli debutoi për Baselin dhe u zëvendësua në minutën e 68-të.
Kamberi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 36-të, Krasniqi në atë të 56-tën dhe Avdullahu në të 76-tën.
Zurich është në vend të tretë me 32 pikë e Baseli në të 11-tin me 19 sosh.