Tuesday, 24. March 2026
Sport

Kamberi shënon për fitoren e thellë të Zurich-ut! Ajdini humb penalltinë 

GS 12/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Zurich ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Lausanne Ouchy vendas, në takimin e javës së 4-të të kampionatit zviceran.

Futbollisti Alban Ajdini humbi penalltinë në minutën e 24-të dhe lëshoi mundësinë që Lausanne Ouchy të kaloi në epërsi.

Për Zurch shënuan Jonathan Okita (35′ – nga penalltia), Antonio Marchesano (72′) e Lindriti Kamberi (90+2′).

Mërgim Qarri dhe Alban Ajdini u paraqitën titullarë për Lausannen dhe në pjesën e dytë luajtën Lavdrim Hajrullahu nga minuta e 60-të, Valon Hamdiu (60’) e Liridon Mulaj (71’). 

Lindrit Kamberi u paraqit standard dhe Bledian Krasniqi nga minuta e 83-të.

Zurich kryeson me 10 pikë dhe Lausanne Ouchy është e fundit (i dhjeti) me 1 sosh.

Teilen: