Qendrim Kameraj është bërë me skuadër të re pas largimit nga Dukagjini i Klinës.
Mesfushori ofensivë ka dalë nga Akademia e Luzernit, derisa ishte edhe pjesë e gjigantit italian Juventus U19 dhe U23, para se të vesh edhe fanellat e skuadrave zvicerane Lugano e Kriens.
24-vjeçari u paraqit për një sezon mjaftë mirë te Dukagjinii i Klinës në Superligën e Kosovës, derisa ka vendosur të rikthehet në futbollin helvetik.
Tuggen është skuadra e radhës e Kamerajt, që synon të ngjitet me këtë skuadër në Challange League.
Sigurisht që me transferimin e Kamerajt, Tuggen tani janë edhe më të fortë në repartin ofensivë dhe kërkojnë me çdo kusht ngjitjen në rangun e dytë të futbollit zviceran.