Friday, 10. April 2026
Sport

Kampionati Ballkanik – bokseri Shpetim Bajoku i jep leksione në ring kundërshtarit serb

GS 27/09/2023 1 Min. Lesezeit

Shpetim Bajoku ka qenë bindës përballë boksierit të Serbisë, Semir Aliçiq, në Kampionatin Ballkanik që ka nisur të mërkurën.

Bajoku ishte më i mirë në tre raundet, në luftën e kategorisë deri 67 kilogramë.

  

Pasi gjyqtari i ringut shpalli Bajokun fitues, boksieri serb bëri veprim antisportiv.

Ai nuk ia zgjati dorën boksierit të Kosovës. Ballkaniku po mbahet në Albena të Bullgarisë.

Bajoku e pati mposhtur serbin në qershor në një turne në Kumanovë.Luftën e radhës, Bajoku e ka të shtunën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kosovo Olympic Committee🥇🥇🥇 (@kosovoolympiccommittee)

  


Teilen: