Në Kampionatin Europian të peshëngritjes në Batumi, sportistja shqiptare Enkileda Carja u vlerësua me çmimin “Ylli në Ngritje i Europës 2025”.
2025 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për të, me medalje dhe rezultate të larta në aktivitete ndërkombëtare, si kampionati botëror, europian, ballkanik dhe Lojërat e Solidaritetit.
Çmimi është dorëzuar nga Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Dr. Astrit Hasani.
Falë punës së saj, trajneres Eglantina Kalemi dhe mbështetjes nga Federata dhe Komiteti Olimpik, Enkileda është bërë një sportiste e elitës.
Teilen: