Saturday, 14. March 2026
Sport

Kampionati Evropian: Kosova e humbi ndeshjen e parë

GS 09/07/2023 1 Min. Lesezeit

Kosova e humbi ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian.

Hendbollistet e Kosovës pësuan humbjen e parë në ndeshjen hapëse për Kampionatin Evropian U-19.

Ato u mposhtën të shtunën nga Sllovakia, me rezultat 39:26.

Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish.

“Kombëtares sonë i kushtoi hapja jo e mirë e ndeshjes. Në pjesën e parë sllovaket kanë dominuar plotësisht. Dukshëm më mirë vajzat tona luajtën në pjesën e dytë, por jo mjaftueshëm sa për ta rrezikuar fitoren e Sllovakisë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Teilen: