• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kampionët e “përmbysjeve”, “Tre Luanët” e Anglisë shkruajnë historinë në Euro 2024

11/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Është problem me këtë ekip.

Ende nuk dihet plotësisht nëse kjo Angli duhet vlerësuar maksimalisht për këtë që po bën në Euro 2024, apo duhet kritikuar për stilin e saj, veçse diçka nuk mund t’i mohohet, me djemtë e Gareth Southgate, që kanë treguar karakter gjatë gjithë fazës me eliminim direkt, duke përmbysur gjithmonë rezultatin.

Kjo që ndodhi kundër Holandës ishte shembulli i fundit, ndërsa më herët ndodhi ndaj Sllovakisë e Zvicrës.

“Tre luanët” e patën më të vështirë se kurrë pikërisht në raundin e dytë kundër sllovakëve, pasi ishin në humbje 0-1 deri në minutën e pestë shtesë.

I ndihmoi padyshim fati, kur Jude Bellingham tregoi klasin duke shënuar një gol të rrallë e më pas kapiteni Harry Kane siguroi kualifikimin në kohën shtesë, edhe pse Anglia vuajti shumë.

Çerekfinalja ndaj Zvicrës nuk ishte një përmbysje e vërtetë, nëse mund të themi kështu, por sidoqoftë, anglezët u ndodhën në humbje 0-1 dhe pastaj fituan me penallti.

Embolo kaloi zviceranët në avantazh pranë fundit të pjesës së dytë, por e shpejtë ishte përgjigja e “yllit”, Bukayo Saka, me një tjetër gol të mrekullueshëm individual.

E përditshmja spanjolle, “Marca”, komenton: “Anglia, kështu është rivali i Spanjës në finale, shumë zemër, pak futboll!”, teksa tekniku Southgate lavdërohet se di të përshtatet ndaj çdo rivali, ndërsa duhet të shohim nëse do t’ia dalë të krijojë ndonjë mrekulli edhe kundër “Furive të Kuqe”. /i.m /abcnews.al

Next Post

Si e komentoi shtypi gjysmëfinalen Holandë-Angli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.