Nga sot nis puna për një objektiv mjaft të rëndësishëm, rrugëtimin në Championes League.
Thuajse të gjithë kampionatet i kanë dhënë verdiktet e tyre dhe skuadrat kanë njohur rivalët e mundshëm për turin e parë kualifikues në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.
Partizani i Tiranës gjendet në vazon e dytë së bashku me Ballkanin, ndërsa në vazon e favoritëve gjenden 15 ekipe. Kundërshtarë të vështirë për të kuqtë mund të konsiderohen Ferencvaroshi, Karabaku, Sherifi i Tiraspolit, Bate Borisovi, apo edhe Makabi Haifa.
Ndërkohë ekipet e tjera janë Sllovan Bratisllava, Astana, Zhalgiris, Helsinki, Flora, Shamrok Roversi, Nju Seints, Olimpia e Ljubjanës, Zrinjski i Mostarit dhe kampioni i kampionatit bullgar.
Vazoja e favoritëve:
Ferencvaroshi
Karabagu
Sllovan Bratisllava
Sherifi i Tiraspolit
Bate Borisov
Astana
Makabi Haifa
Zhalgiris
Helsinki
Flora
Shamrok Rovers
Nju Seints
Olimpia Ljubjana
Zrinjski Mostar
Kampioni i Bullgarisë
Vazoja e jofavoritëve:
Linkoln Red Imps
KI
Dinamo Tbilisi
Rakov Çestoçova
Partizani
Haken
Farul Konstanta
Valmiera
Ballkani
Larne
Hamrun Spartans
Suift Hesperanzh
Struga
Kampioni i Armenisë
Fituesi i raundit paraeliminator