Viti 2025 ka qenë një mallkim deri më tani për pilotin spanjoll të Aprilia, Jorge Martin. I shpallur kampion bote në MotoGP sezonin e kaluar (asokohe garonte me Ducati Gresini), ai ka zhvilluar vetëm 14 xhiro këtë vit me motorin e ri.
Rrëzimi në testet dimërore (Malajzi) sollën një operacion, që e detyruan të mos marrë pjesë në tri garat e para sezonale. Rikthimi në garën e fundit në Katar ishte një zhgënjim i madh, pasi Jorge MartinKrejt Postimet u rrëzua dhe u detyrua të operohej sërish.
Martin u rrëzua në bordurën e dhëmbëzuar dhe u godit pa dashje me 180 km/h nga Fabio Di Giannantonio.
Spanjolli pësoi 11 fraktura në brinjët e tij, një pneumotoraks në mushkërinë e tij të djathtë që kërkonte një tub drenazhi për të nxjerrë ajrin.
Piloti, i cili nuk pësoi asnjë dëmtim në tru, shpinë cervikale apo organet e barkut, mbetet i shtruar në spitalin e përgjithshëm në Doha, ku dhe u operua sërish pas garës. “Falënderoj Zotin sepse mund të kishte qenë shumë më keq“, tha Jorge Martin.
Rikthimi në gara do të kërkojë shumë kohë: Së pari duhet të absorbohet pneumotoraksi dhe kjo mund të zgjasë një javë. Më pas duhet të stabilizohet mushkëria, e cila duhet të arrijë një kapacitet të lartë funksionimi për të përballuar një fluturim, me ndihmën e besueshme mjekësore.
Pasi të kthehet në shtëpi, Martin do t’i duhet t’i nënshtrohet rehabilitimit që përfshin ushtrime pulmonare dhe rikuperim fizik nga lëndimet e brinjëve të tij. Martin është një atlet shumë i përgatitur, por ai nuk do të duhet të shtyjë ritmin dhe as Aprilia nuk do t’i kërkojë një gjë të tillë.
Rikthimi në gara i spanjollit, kampionit të botës në fuqi i MotoGP, nuk mund të parashikohet.
Por, në rastin më të mirë, nuk ka gjasa që të ndodhë përpara garës në Mugello (22 qershor).Një sakrificë e pashmangshme për të parë një kampion të rikthyer në rrugën e duhur.