• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kampioni i botës: Nëse makina e vitit 2026 s’do të jetë kompetitive, largohem përgjithnjë nga F1

25/09/2025
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Në moshën 44 vjeç, ai ende dëshiron të dalë në pistë, të garojë dhe t’i tregojë botës talentin e tij. Fernando Alonso është veterani tipik i Formula 1 dhe është ende në kërkim të emocioneve, 19 vjet pas titullit të tij të dytë dhe, deri më tani, të fundit botëror dhe më shumë se 12 vjet pas fitores së tij të fundit në F1.

Megjithatë, dalja në pension po afron për luanin e vjetër dhe gjithçka sillet rreth një date vendimtare: viti 2026. E gjithë pjesa e fundit e karrierës së Alonsos është formësuar nga ky horizont, ai i revolucionit rregullator të shumëpritur që do të rishikojë aerodinamikën dhe motorët e makinave të Formula 1.

Alonso ka vendosur t’i besojë Aston Martin, projektit të Laërence Stroll dhe mbi të gjitha Adrian Newey, i cili u punësua nga ekipi i Silverstone me qëllimin e saktë për ta mposhtur përfundimisht konkurrencën sezonin e ardhshëm. E ardhmja e Alonsos në Formula 1 do të varet nga konkurrueshmëria e AMR26.

“Dalja në pension? Varet se si ndihem vitin tjetër, fizikisht dhe mendërisht. Nuk jam i sigurt tani. Nëse makina nuk funksionon mirë, ka shumë mundësi që të jetë viti im i fundit. E di që kam më shumë shanse të bëj mirë në vitin 2027 ose 2028 kur të ketë stabilitet në ekipin që kemi tani, me Adrian Newey dhe të tjerët,” përfundoi Alonso.

Next Post

Broja nuk jep atë që pritej, trajneri i Burnley i del në krah: S’duhet të humbim durimin, Armando ka vite që s’luan rregullisht!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.