Tuesday, 31. March 2026
Sport

Kampioni i Kosovës gati për sfidën me bjellorusët në Hungari

GS 31/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, është gati për sfidën e kthimit të play – off-it të Conference League. 

Therandasit përgatiten që nesër mbrëma të festojnë në Hungari kualifikimin në fazën e Grupeve, për herë të dytë rresht.

Ilir Daja, kryetrajner i Ballkanit, ka në formë futbollistët për përballjen me BATE Borisov nga Bjellorusia.

Image

Takimin e parë e fituan me rezultat 4:1 ndaj BATE në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Jemi vetëm një ditë para finales kryesore, në eliminatoret e UECL-së.

Në stadiumin ‘Mezokovesdi’ të Hungarisë, me fillim në orën 20:00, zbresim për t’i zhvilluar 90 minutat më të rëndësishme të krejt kampanjës evropiane. 

Çdo gjë është gati në kampin tonë, andaj nesër do ta japim çdo gjë të mundshme nga vetja, për t’ia arritur qëllimit”, thuhet në njoftim FC Ballkanit.

Teilen: