• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kampioni kundër nënkampionit, në derbin e javës në basketboll

10/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryendeshja e Superligës në basketboll, do të luhet të shtunën, me duelin e vetëm të kësaj dite që zhvillohet në Mitrovicë.
Trepça lidere e pret Golden Eagle Yllin, në përballjen kryesore të javës së 16-të, në një duel tejet të rëndësishëm për të dyja skuadrat.
Mitrovicasit por edhe suharekasit vijnë nga disfatat e befasishme të pësuara në mesjavë, dhe përballja me njëra-tjetrën ka shumë rëndësi në renditje.

Trepça që pësoj vetëm humbjen e katërt të sezonit, ruajti vendin e parë, por prapa ka menjëherë Bashkimin, që ka vetëm një pikë më pak, 25, dhe pret në gabimin tjetër të “minatorëve”.

Në anën tjetër, Ylli vjen nga humbja e rëndë e pësuar nga Bora e parafundit në tabelë, duke ia rrezikuar edhe pozitën në renditje.
Dueli ndërmjet Trepçës e Yllit, është i treti në këtë edicion, me mitrovicasit që i kanë fituar të gjitha përballjet dhe janë favorit edhe për ndeshjen e së shtunës, që nis nga ora 17:00.

Të dielën zhvillohen tri ndeshjet e tjera të javës së 16-të.
Fokusi gjithsesi është te ndeshja Bashkimi – Vëllaznimi, që luhet nga ora 19:00 në Sezai Surroi.
Bashkimi mposhti Trepçën, që ishte fitorja e dytë në këtë edicion ndaj lideres, dhe shpreson të nis një seri pozite, pas një formë t luhatshme në javët e fundit të vitit të shkuar.
Gjakovarët në anën tjetër vjen nga seria pozitive [rej katër fitoreve rresht dhe po sulmon pozitën e tretë në tabelë. Në dy përballjet e ndërsjella, trë dyja skuadrat kanë nga një fitore.

Dy duelet e tjera të së dielës, janë: Sigal Prishtina – Bora dhe Peja – Proton Cable Prizreni.

ProCredit Superliga-Java 16

E shtunë

17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Bora

17:00 Bashkimi – Vëllaznimi

19:00 Peja – Proton Cable Prizreni

Next Post

Koman: Ja përse Kejn është më i mirë se Levandovski

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.