• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kampioni vendoset në kryeqytet, FC Liqeni e barazon serinë finale

06/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FC Liqeni e ka barazuar serinë finale të “play-off”-it të Superligës së Kosovës në futsall. Skuadra nga Drenasi, të martën në mbrëmje, në palestrën “Hysni Jetullahu” fitoi me rezultatin 4:3 ndaj Prishtinës 01, në praninë e një numri të madh të shikuesve.

Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në fund, por fitues dolën lojtarët e skuadrës nga Drenasi. Liqeni kaloi në epërsi në fillim të ndeshjes, ndërsa kryeqytetasit më pas shënuan dy gola tjerë për ta përmbysur rezultatin në 2:1.

  

Megjithatë, kolumbiani Camillo i realizoi golat vendimtar për vendasit. Fillimisht e barazoi rezultatin në 2:2 dhe në fund të pjesës së parë, realizoi golin tjetër për 3:2. Dardan Topilla më pas shënoi golin për shifrat 4:2, që edhe e vendosi fituesin.

Deri në fund të ndeshjes Prishtina 01 nuk arriti më shumë se sa ta ngushtojë epërsinë në 4:3 nëpërmjet një autogoli, por nuk e pati forcën ta dërgonte ndeshjen në vazhdime.

Ndeshja e tretë finale, e cila do ta përcaktojë skuadrën kampione, do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, më 11 qershor në orën 20:00.

  


Next Post

“Messi do të vendosë për të ardhmen në orët në vijim”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.