Tuesday, 10. November 2026
Sport

Kamzë, lëvizte i armatosur pranë liqenit të Çekrezës, arrestohet 42-vjeçari  

GS 10/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një 42-vjeçar është arrestuar në Kamzë, pasi lëvizte i armatosur në afërsi të liqenit të Çekrezës dhe mbante me vete edhe lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Efektivët kishin marrë informacion se në zonën pranë liqenit të Çekrezës qarkullonte një person i armatosur, ku u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet Z. B., 42 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën një armë zjarri, pistoletë me mulli, municion përkatës, si dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit, municionin dhe lëndën narkotike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

/rtsh.al/

Teilen: