Tuesday, 19. May 2026
Sport

Kandidat për Milanin gjatë verës, skuadra e futbollistit të Kombëtares i ofroi pankinën Serxho Konseisaos

GS 24/09/2024 2 Min. Lesezeit

Serxhio Konseisao ishte një nga kandidatët më të fortë për të marrë drejtimin e Milanit gjatë verës. Ish-trajneri i Portos, i larguar nga drejtimi i “Dragonjve”, për momentin është pa ekip pasi ra pista që e shihte atë në stolin e kuqezinjve të cilët zgjodhën një tjetër portugez, Paulo Fonsekën.

konseisao

Konseisao ka shqyrtuar disa oferta gjatë verës, por për momentin është ende pa ekip, Kjo ka shtyrë klubin e Dinamo Zagrebit që të mendonte për teknikun dhe i ofroi atij mundësinë të drejtonte ekipin pjesë të cilit është edhe futbollisti i Kombëtares kuqezi, Arbër Hoxha.

Dinamo shkarkoi trajnerin e saj pas turpërimit 9-2 nga Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve dhe kërkon një emër të rëndësishëm që ta kthejë në shinat e duhura. Oferta ekonomike për Konseisaon ishte shumë e mirë, pasi i garantonin një rrogë prej 2 milionë eurosh në muaj.

Por mësohet se trajneri e ka refuzuar këtë mundësi, duke u bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë në një kampionat më të rëndësishëm, pavarësisht vlerësimit maksimal që kishte për Dinamo Zagreb si një prej klubeve kryesore në Ballkan.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: