Ndeshja e së mërkurës kundër Dortmundit është jetike për Barcelonën. Së pari, sepse skuadra po luan në Champions me shansin e kalimit në gjysmëfinale. Por edhe në nivel moral pas barazimit të së shtunës ndaj Betisit.
Blaugranat nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse të ngrihen dhe të marrin një fitore që do t’i lejojë ata të shkojnë në Gjermani me garanci të mjaftueshme në ndeshjen e kthimit. Për këtë arsye, Flik nuk ka ndër mend asnjë lëvizje nga formacioni i tij bazë kur vjen puna në një ndeshje si kjo.
Skuadra duket e përcaktuar, për sa kohë që Injigo Matinez do të jetë gati dhe të jetë në gjendje të luajë që nga minuta e parë. Pikëpyetja për Flik lind kur vjen puna në pozicionin e mesfushës, ku janë të paktën 3 kandidatë për t’iu bashkuar Rafinjës e Jamalit.
FERRAN TORRES – Është një kandidat i fortë për shkak të performancës që ka ofruar në ndeshjet e fundit. Nuk shënoi kundër Betisit, por ai dha asistin për golin e Gavit. Valenciani e ka fituar këtë pozicion dhe nuk duhet të harrojmë se Ferran ka luajtur një nga ndeshjet e tij më të mira të sezonit kundër Borusias. Në fazën e grupeve ai shënoi dy gola në Gjermani në fitoren 2- 3 të Barçës.
GAVI – Një kandidaturë në ngritje pas ndeshjes së tij kundër Betisit. Ai ishte kyç me golin që shënoi në minutat e para të lojës dhe përfundoi një paraqitje të mirë në përgjithësi. Flik zakonisht shpërblen ndeshjet e mira dhe mund ta bëjë këtë me mesfushorin, i cili, përveç kësaj, duhet të ndiejë besimin e trajnerit pas një sezoni, në të cilin gjërat nuk shkojnë siç donte ai.
FERMIN LOPEZ – Opsioni i tretë është ai i Fermín Lopez. Flik mendoi ta aktivizonte si titullar kundër Betisit, por në fund vendosi për Gavit. Nëse ky i fundit ishte versioni më mbrojtës dhe Ferran Torres versioni më sulmues, Fermin Lopez është një hibrid midis të dyve pasi ai ka një ekuilibër midis detyrave sulmuese dhe atyre mbrojtëse. Mbetet për t’u parë se për cilin nga tre do të zgjedhë Flik.
PANORAMASPORT.AL