Tuesday, 29. September 2026
Futboll

“Kane dhe Fabian Ruiz e meritojnë më shumë “Topin e Artë” sesa Mbappe e Yamal”, ish-portieri del kundër rrymës

GS 28/09/2026 1 Min. Lesezeit

Duke qenë se na ndan më pak se një muaj nga ceremonia e madhe e “Topit të Artë”, gara për trofeun e rëndësishëm individual është më e fortë se kurrë.

Santi Cañizares, ish-portieri i Valencias, Real Madridit dhe i Spanjës, i cili tashmë punon si komentator dhe analist, mendon ndryshe nga shumica në lidhje me fituesin e këtij viti për “Topin e Artë”. Ish-portieri zgjedh njërin mes Fabian Ruiz ose Harry Kane, ndryshe nga shumica që janë për Kylian Mbappe ose Lamine Yamal.

“Do të qëndroj te zgjedhja ime personale; për mua, para Lamine Yamal dhe para Kylian Mbappe, ka dy kandidatë më të mirë: Harry Kane dhe Fabian Ruiz. Dhe kjo për shkak të asaj që ata arritën gjatë sezonit të kaluar”, tha Canizares në emisionin “El Partidazo” në radio “Cadena COPE”.

Teilen: