• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kane dhe Foden: Pas Spanjës do na ndryshojë jeta

12/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia me vështirimin drejt finales së madhe me Spanjën, me britanikët që janë plot besim se mund të çojnë trofeun e një kampionati europian për herë të parë në shtëpi. Phil Foden foli për ndeshjen e fituar me Holandën në gjysëmfinale e padyshim edhe për takimin e madh të së dielës me Spanjën duke u shprehur;

“Në ndeshjen me Holandën i ngjaja më shumë lojtarit që shohim te City. E rëndësishme ishte fitorja e skuadrës por e ndjen se ajo kundër Holandës ishte fitorja ime më e mirë me fanellën e Anglisë.

Jam i lumtur.

Finalja me Spanjën do të thotë gjithçka, do të jetë ndeshja më e rëndësishme e karrierës për mua. Me zor pres ta luaj. Besojmë te aftësitë tona, e dimë që Spanja është një skuadër fantastike për mënyrën se si e zotëron topin, por ne i dimë pikat tona të forta. Kjo ndeshje mund të na ndryshojë jetën”.

Në të njëjtën linjë është dhe Harry Kane, kapiteni i Anglisë që shënoi nga pika e bardhë në gjysëmfinalen me Holandën, e cila u vendos në fund nga goli i Watkins.

“Ishte një ndeshje me një fund të jashtëzakonshëm.

Kishte disa lojtarë të lodhur por e meritonim ta fitonim ndeshjen me një fund të tillë. Finalja me Spanjën? Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, një ndeshje me të vërtetë shumë e forta, por në të njëjtën kohë do të jetë një tjetër ndeshje për të bërë historinë”, deklaroi Kane.

Next Post

SUPERKOMPJUTERI/ Spanja kampione, ka 54.7% shanse për të ngritur trofeun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.