Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Kane ka një mesazh për të dëmtuarit: Anglia vjen para çdo klubi

GS 14/11/2024 1 Min. Lesezeit

Harry Kane flet si kapiten dhe shkakton diskutime në Angli. Kapiteni i “Tre Luanëve” i ka kritikuar shokët e tij të kombëtares, të cilët u tërhoqën në kuadër të ndeshjeve të radhës në Ligën e Kombeve të skuadrës së drejtuar nga Carsley.

Sipas tij, kombëtarja nuk do të ishte prioritet për shumë bashkë lojtarë, “pavarësisht situatës së klubit”.

“Është turp… Të jem i sinqertë, nuk më pëlqen shumë kjo situatë. Mendoj se Anglia është e para, pavarësisht situatës në klub,” tha sulmuesi i Bayernit të Mynihut për ITV Sport.

Kujtojmë që 9 lojtarë janë hequr nga lista fillestare me 26 të përzgjedhur nga trajneri i përkohshëm për dy ndeshjet e ardhshme.

Teilen: