• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kane: Ky është problemi që kemi

21/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka shpjeguar arsyet e paraqitjeve të dobëta të skuadrës së tij në EURO 2024 pasi Tre Luanët barazuan 1-1 kundër Danimarkës.

Sulmuesi tha se ata po përballen me telashe në lojën me dhe pa top, dhe se çdo lojtar i skuadrës ishte nën nivelin për sa i përket përpjekjes dhe vendosmërisë.

30-vjeçari shënoi golin e tij të parë në EURO 2024 në minutën e 18-të të ndeshjes.

Megjithatë, Danimarka dominoi më pas, duke pasur më shumë goditje dhe më shumë posedim, dhe u shpërblye siç duhet kur mesfushori i Sporting Morten Hjulmand shënoi një gol mahnitës në minutën e 34-të.

Duke folur për BBC pas ndeshjes, ylli i Bayern Munichut tha:

“Unë mendoj se ne kemi probleme në lojën me dhe pa top. Mendoj se presingu në të dyja ndeshjet nuk ka qenë i duhuri dhe nuk kemi qenë mjaftueshëm mirë në lojën me top.

“Të gjithë po bien pak më poshtë niveleve të tyre. Ishte e vështirë, por ne jemi të qetë. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por dolëm me një pikë”.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është kritikuar gjithashtu për mentalitetin mbrojtës pasi kaloi në avantazh në të dyja ndeshjet e deritanishme. Kane vuri në dukje se skuadra duhej ta mbajë ritmin lart pas kalimit në avantazh, duke shtuar:

“Unë mendoj se është diçka në të cilën duhet të përmirësohemi.

Mendoj se po i fillojmë ndeshjet mirë, por kur skuadrat tërhiqen më mbrapa, ne nuk jemi plotësisht të sigurt se si ta bëjmë presingun.

“Në pjesën e dytë ne u përpoqëm të ndryshonim pak, por ishte e vështirë. Meritat i shkojnë edhe Danimarkës.

Në përgjithësi, ne duhet të shikojmë prapa dhe të shohim se ku mund të përmirësohemi”.

Next Post

Spalletti i pakënaqur me Jorginhon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.