Bajerni i Mynihut riktheu avantazhin 4 pike nga Leverkusen i vendit të dytë në Bundesligë. Bavarezët mundën Gladbahun 1 me 0 jashtë fushe, rezultat që i mjaftoi për tu ngjitur në 39 pikë. Pas një pjese të parë, ku Bajerni pati dy raste të mira me Gorecka dhe Myler, e dyta nisi me një rast flagrant të humbur nga vendasit. Megjithatë ndeshja do të vendosej nga një penallti e fituar nga Olize në minutën e 65. Nga 11- metrat ai që goditi saktë ishte Herri Kein.
Në Angli, në turin e tretë të kupës së federatës, gjithçka e lehtë për ekipet e mëdha. Liverpuli që udhëheq kampionatin, mundi lehtë 4-0 në shtëpi Akrington Stenli. Golat për të kuqtë u shënuan nga Diogo Zhota, Trent Aleksander Arnold, Dans dhe mbi të gjitha Federiko Kieza, i pari për italianin me fanellën e Liverpul.
Goleadë për Manchester City që mundi në fushën e vet modestët e Salford Siti 8 me 0. Veç dygolëshit të Zheremi Doku, tek skuadra e Guardioles duhet evidentuar trigolëshi i djaloshit të talentuar Mekati, si dhe rikthimi tek realizimet pas shumë muajsh i Xhek Grilish.
/vizionplus.tv