“Ishte një ndeshje e çmendur, kur shënohen 9 gola do të thotë se kanë ndodhur shumë gjëra. Jam i zhgënjyer me rezultatin, por krenar për mënyrën si reaguam dhe në fund ishim shumë pranë barazimit.
Duhet të shohim ku mund të përmirësohemi, jemi gati të luajmë gjithçka në ndeshjen e kthimit”. Kështu u shpreh për “Sky Sport” sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, pas humbjes 5-4 në “Parc des Princes” ndaj PSG-së, në gjysmëfinalen e parë të Champions League.
Teilen: