PSG dhe Bayern e kthyen gjysmëfinalen e parë të Champions-it (5-4) në “reklamë për futbollin”. Një spektakël golash, tashmë gjysmëfinalja me më shumë gola (9) në historinë e kompeticionit, ku shkëlqeu treshja më produktive në Europë.
Harry Kane (që dha edhe një asist), Michael Olise dhe Luis Díaz nuk gabuan me gol në “Parc des Princes”. Tre gola, nga një secili, që i çuan në nivelin e ‘BBC’. Anglezi (54), kolumbiani (26) dhe francezi (20) barazuan kuotën e 100 golave (pa asistet) të CR7 (61), Benzema (22) dhe Bale (17) te Real Madridi më 2014-15, si dhe Messi (38), Eto’o (36) dhe Henry (26) te Barcelona më 2008-09.
Në pritje të kthimit ndaj PSG, treshja më golashënuese në historinë e Bayernit, duke lënë pas 92 golat e Lewandowski (55), Gnabry (23) dhe Müller (14) më 2019-20, ka të paktën 5 ndeshje përpara për ta kaluar ‘BBC’; 3 në Bundesliga, një në Champions dhe finalen e Kupës ndaj Stuttgart.
Two Englishmen (technically!) make up 2/3rds of the most potent attacking line up in European football this season 🤯 pic.twitter.com/mvhyd36EtH
— Transfermarkt.co.uk (@TMuk_news) April 28, 2026Madje, janë pranë edhe 102 golave të Messi (73), Cesc (15) dhe Xavi (15) më 2011-12, si dhe 110 të ‘MSN’ (Messi 54, Suárez 36, Neymar 20) më 2016-17. Megjithatë, rekordet 118, 122 dhe 131 gola duken të paarritshme.
Këtë sezon në Europë nuk kanë rivalë; me 100 gola lënë pas Mbappé (41), Vinicius (19) dhe Valverde (9) me 69 gola; Yamal (24), Raphinha (19) dhe Ferran Torres (19) me 62 gola; Haaland (35), Foden (10) dhe Cherki (10) me 55 gola; si dhe Alvarez (19), Sorloth (19) e Griezmann (14) me 52 gola.
Rekordet vazhduan edhe ndaj PSG. Kane u bë anglezi i parë që shënon në 6 ndeshje radhazi në Champions, Olise arriti 45 kontribute (25 gola, 20 asiste), ndërsa Luis Díaz shënoi për ndeshjen e katërt radhazi në Europë. Sfida e radhës? Të eliminojnë PSG.
Treshet më golashënuese në histori
Suárez (59), Messi (41) dhe Neymar (31) —> 131 gola më 2015-16
Messi (58), Neymar (39) dhe Suárez (25) —> 122 gola më 2014-15
Cristiano (60), Benzema (32) dhe Higuaín (26) —> 118 gola më 2011-12
Messi (54), Suárez (36) dhe Neymar (20) —> 110 gola më 2016-17
Messi (73), Cesc (15) dhe Xavi (15) —> 102 gola më 2011-12
Kane (54), Luis Díaz (26) dhe Olise (20) —> 100 gola më 2025-26
Cristiano (61), Benzema (22) dhe Bale (17) —> 100 gola më 2014-15
Messi (38), Eto’o (36) dhe Henry (26) —> 100 gola më 2008-09
