Është realizuar edhe goli i katërt në ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Italisë, e vlefshme për kualifikimet për Evropianin 2024.
Anglia ka dyfishuar tani rezultatin 3:1 kundër Italisë në stadiumin “Wembley” në Londër, shkruan lajmi.net.
Sulmuesi Harry Kane është autor i golit të katërt për “Tre Luanët” ndaj kampionëve në fuqi të Evropës.
Kane dërgoi topin në rrjetë në minutën e 77-të.
Sfida mes Anglisë dhe Italisë është në kuadër të Grupit C./Lajmi.net/